Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se çdo produkt i rëndësisë parësore si pajisjet mjekësore, ushqime, medikamente, ashtu si dhe çdo produkt i nevojshëm në luftën kundër COVID 19 do të transportohet në kohë rekord përmes zyrave doganore.
“Me partnerët në CEFTA dhe Komunitetin e Transportit, kemi vënë në zbatim “korridorin e gjelbërt” në pikat kryesore doganore në rajon dhe Shqipëri. Në Portin e Durrësit ditën e djeshme koha mesatare e pritjes në pikën doganore, në import dhe eksport ka qënë 20 minuta dhe 10 minuta”, deklaroi ministrja Denaj.
Dogana Shqiptare, tha Denaj, është operacionale 24/7, për t’ju përgjigjur çdo nevoje të kompanive shqiptare dhe të huaja.