Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm. Pohimin e bëri ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili sqaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se shkaku i mospjesëmarrjes së Kosovës është dorëzimi I Nobelit të Letërsisë shkrimtarit austriak Peter Hanke.
Ndarja e çmimit prestigjoz për Handken ka shkaktuar zemërim në Ballkan e përtej tij. Arsyeja gjendet tek fakti që shkrimtari ka qenë një mbështetës I hapur I sh-presidentit serb, Sllobodan Milloshevic gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet fare Nobeli për Handken.