Ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell tha sot në Beograd se Kosova nuk ka të bëjë fare me gjendjen në Katalonjë, raporton e përditshmja serbe Danas.
Josep Borrell u shpreh se mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës marrin si shembull Kosovën, por këto janë dy raste të ndryshme dhe nuk janë në situatë të njëjtë.
“Mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës dëshirojnë të bëjnë krahasime të tilla, por Katalonia dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët” tha Borel pas një takimi me ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç.
Pas bisedimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shefi i diplomacisë spanjolle tha se vendi i tij, kundërshton pavarësinë e Kosovës por edhe kërkon zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.