Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se nuk është zotuar për një datë të caktuar për negociata, sepse fillimi i negociatave me BE-në nuk varet nga Qeveria, por nga zgjidhja e kontestit të hapur me Bullgarinë dhe vendimin e 27 anëtarëve të BE-së.
“Edhe në ekspozen për formimin e kësaj Qeverie, në asnjë moment nuk jam lidhur me datën e fillimit të negociatave, sepse ajo datë nuk varet nga ne, por nga dy palët, sepse ne kemi një mosmarrëveshje të hapur me. Republika e Bullgarisë, e cila vuri veton për fillimin e negociatave. Dhe natyrisht varet nga vendimi i BE-së, pra të 27 anëtarëve. Pra, funksionimi dhe puna e një Qeverie nuk mund të lidhet me një datë, e cila është një segment gjatë vitit”, tha Kovaçevski.
Ai tha se për një kohë të gjatë kemi qenë peng i takimeve që nuk vareshin nga ne.
“Nëse shikoni raportet për Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të shihni se kemi katër raporte të njëpasnjëshme pozitive. Nëse shikoni harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian, si dhe harmonizimin sipas kapitujve të ndryshëm, është shumë e qartë se vendet që negociojnë edhe pas 10 vitesh kanë më pak harmonizim se vendi ynë”, tha Kovaçevski