Pranimi i qartë i gjuhës maqedonase dhe përjashtimi i protokollit nga korniza e negociatave janë dy elementet që janë të qarta në propozimin e presidencës franceze, informon kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Në konferencën e sotme për media, ai tha se sot jemi në një pozitë shumë më të favorshme dhe propozimi përfshin vëzhgimet tona dhe qëndrimet e shprehura qartë.
“Propozimi është një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz, të përgjegjshëm dhe burrështetas ndaj mundësisë që i hapet vendit tonë,” tha Kovaçevski.
“Bashkë me partnerët e koalicionit, sot e shqyrtuam propozimin francez. Mbledhja e sotme është e para nga mbledhjet e shumta që do t’i zhvillojmë. Ministrat Osmani dhje Mariçiq e elaboruan propozimin. Pozita ku ndodhemi është e volitshme për ne. Para nesh kemi propozim që ngërthen në vete propozimet dhe vërejtjet tona. Procesin do ta vazhdojmë me presidentin e shtetit, në kuvend, me opozitën dhe me sektorin joqeveritarë. Gjatë bisedimeve kemi mbrojtur interesin e vendit tonë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kovaçevski gjatë konferencës u shpreh se qëndrimi i partnerëve të koalicionit qeveritarë rreth propozimit të ri francez ishte shtetëror.
Ai paralajmëroi një proces të gjerë konsultativ me presidentin e vendit, me Parlamentin, me opozitën, sektorin civil dhe median.
/Argumentum.al