Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra Elizabeta Imeraj, aktualisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.
Ajo u konfirmua nga shkalla e parë për te trija kriteret, kurse më pas vendimi u ankimua në KPA nga komisioneri publik.
E diplomuar në magjistraturë, Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve të forta dhe për hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste.
Pjesë nga argumentet e KPA:
“Në emër të Republikës trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo mori në shqyrtim cështjen për juridiksion me objekt ankimim e komisionit të pavarur të kualifikimit që i përket Elizabeta Imeraj. Trupi gjykues pasi shqyrtoi pretendimet, vëren në mënyrë të përmbledhur se: Subjekti i është nënshtruar shqyrtimit ex oficio.
KPK shqyrtoi shkresat dhe KPK shkalla e parë vendosi konfirmimin në detyrë. Ky përfundim i KPK bazohet në përfundimin e KPK se subjekti ka kryer deklarim të saktë te pasurisë. Për figurën KPK konstatoi se subjekti nuk ka figurë të pastër. Edhe për aftësitë profesionale KPK nuk konstatoi probleme. Në 9.6.2021 tre vëzhgues të ONM paraqitën pranë komisionerit sugjerim për ankim dhe komisioneri paraqiti ankesë.
Trupi i KPA pasi analizoi pasqyrimet e subjektit dhe pasi shqyrtoi provat shkresore arriti në përfundimin e mëposhtëm:
Për pasuritë për regjimin e pasurive të ndara, subjekti nuk ka dëshmuar pasuri me regjim pasurie të ndarë me ish bashkëshortin. Ky konkluzion del se nuk është pasqyruar as në aktin e martesës dhe as në deklaratën vetting. Trupi gjykues vlerëson se kjo nuk përbën rrethanë për vlerësimin e pasurisë. Sa i përket 5 pasurive nga personi subjekt dhe personi i lidhur për sipërfaqen prej 2500 m2 gjendet në mungesë.
Gjithashtu subjekti nuk provoi ekzistencën e fondeve 80 mijë euro. Për pasurinë apartament 66 metra katrorë në rrugën Kristaq Mema, subjekti gjendet në deklarim të pasaktë. Si pasojë e deklarimeve kontradiktore është krijuar pamundësi objektive për institucionet e rivlerësimit për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre.
KPA gjen të bazuar shkaqet e ankimit të komisionerit. Për kontrollin e figurës KPA merr në konsideratë mungesë vullneti për të përshkruar rrethanat për ish-kunatin. Për aftësitë profesionale rezulton mangësi. Për këto arsye KPA vlerëson se sjellja e subjektit gjatë procesit është në kundërshtim. Kolegji në vlerësim të 3 kritereve të rivlerësimit arriti në përfundimin se subjekti gjendet në kushtet e cenimit të besimit të publikut. KPA vendps se vendimi i KPK duhet të ndryshohet dhe të shkarkohet.
“Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, shkruan KPA në vendimin e bërë publik./TCH