Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK Arben Kraja ka marrë sot pjesë në çeljen e projektit EU4LEA të Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit në Shqipëri
Në fjalën e tij, Kraja theksoi se SPAK është duke hetuar raste të rëndësishme të pastrimit të parave dhe korrupsionit.
“Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me integrimin në BE. Institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë, kërkohet dhe produkt nga institucioni që të jetë sa më cilësor, efektiv dhe sa më i prekshëm për publikun. Duke përfshirë dhe situatën e kriminalitetit në Shqipëri, projekti është në kohën e duhur për të ndihmuara për të finalizuar ato objektiva. SPAK është e konsoliduar si strukturë dhe në një fazë delikate të kapërcejë ato problemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm. Hetuesit janë marrë të gjithë në punë të gjithë janë tepër intensiv dhe tepër aktiv. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim, për krimin e organizuar, pastrim e parave, korrupsionit, është momenti që të ecim përpara. Niveli që ne kemi arritur ne kryejmë hetime njëkohësisht me vendet e BE”, tha ai.
Kraja theksoi se projekti do jetë shumë ndihmë për forcimin e kapaciteteve të hetimit kryesisht.
“Dua të garantoj të gjithë që ne jemi serioz në punën që bëjmë, do hetojmë në mënyrë objektivitet dhe të paanshme të gjitha rastet dhe do japim rezultate që vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat. Struktura ka nevojë që të jetë më efektive dhe ne dhe ne kemi vlerësuar se ndihma e tyre duhet të vazhdojë është e nevojshme që të vazhdoj. Janë të mirëpritur që të vijnë dhe të vazhdojmë atë që kemi nisur. Dua të garantojmë drejtuesit e projekti por dhe Delegacionin e BE-së që ne do të jemi kurdoherë bashkëpunues për arritjen e objektivave që ka projekti. Do jemi partner serioz dhe kemi nevojë të na ndihmoni, të na asistoni që bashkërisht të ecim përpara dhe të kemi më shumë rezultate”, tha Kraja”, tha Kraja.