Kremlini i konsideron akuzat e papranueshme të pabazuara kundër kujtdo për origjinën e pretenduar artificiale të koronavirusit, tha të mërkurën Zëdhënësi Presidencial Dmitry Peskov.
“Në situatën kur nuk ka informata të mjaftueshme që janë mbështetur dhe kontrolluar nga shkenca … ne mendojmë se është e papranueshme, e pamundur të akuzosh pa baze ndokend “, u tha Peskov gazetarëve kur u pyetën për origjinën e pretenduar artificiale të virusit.
Zëdhënësi presidencial shtoi se për çdo ekspert që bën pretendime në lidhje me ose lë të kuptohet për karakterin e krijuar nga njeriu i virusit, ka pasur dy ekspertë që përjashtojnë natyrën e tij artificiale.
“Pra, të dy palët po flasin pa asnjë provë. Dhe, ka shumë të ngjarë, ne thjesht nuk dimë sa duhet për të nxjerrë ndonjë përfundim,” tha Peskov.
Në fillim të këtij muaji, virologu francez Luc Montagnier, i cili fitoi Nobmimin Nobel për zbulimin e HIV në 2008, tha se ai beson se koronavirusi i ri nuk është me origjinë natyrore dhe ishte zhvilluar në një laborator në qytetin kinez Wuhan, epiqendra të shpërthimit.