Mbi Festivalin e shoqatave krijuese “Taurida – ART”
Në datat 20 – 26 gusht 2019 në Republikën e Krimesë, në territorin e rajonit Sudak, gjiri Kapsel do të zhvillohet Festivali i pare i shoqatave krijuese “Taurida- ART” .
Festivali është pjesë e art-cluster (bashkimit artistik) “Taurida”, në të cilën bëjnë pjesë Forumi i veprimtarëve të rinj të cultures dhe arteve “Taurida” (i cili zhvillohet në Krime që nga viti 2015) dhe qendra arsimore “Qendra e zhvillimit të iniciativave kulturore”, e cila funksionon gjithë vitin.
Aktiviteti ka për qëllim të tregojë për brezin e ri të krijuesve rusë. Në këtë vend flitet për faktin që arti rus mund dhe duhet të jetë i kërkuar në të gjithë botën. Zhvillimi i Festivalit do të ndihmojë të sigurojë një mbështetje komplekse të veprimtarëve të rinj të kulturës dhe të krijojë një forum federal të “krijuesve të rinj”.
Ky Festival do të vizitohet nga 30 mijë persona nga gjithë Rusia. Pjesëmarrës dhe miq të aktivitetit do të jenë veprimtarë të rinj të kulturës dhe artit, përfaqësues të qendrave të producionit, agjensitë e eventeve, qendrat e artit bashkëkohor, banorët dhe turistët që pushojnë në Krime, si edhe banorët e rajoneve fqinjë. Programi i Festivalit përbëhet nga këto pjesë: pjesa tematike e artit për drejtime të ndryshme të kulturës dhe artit, pjesa art-park, “festivali i festivaleve” dhe program muzikor në skenën kryesore.
Arena kryesore për pjesëmarrësit e Festivalit janë pjesët tematike të artit që janë hapësira krijuese, të destinuara për jetesë dhe punë të përbashkët të “të rinjve krijues”: “Taurida Muzikore”, “Taurida Popullore”, “Taurida ART”, “Taurida KVN”, “Taurida Kërcimet”, “Taurida Kino & Teatër”, “Taurida Life”, “Taurida Mirësia” (që janë vullnetarë në sferën e kulturës). Për përpunimin e pjesëve – art (art-kvartaleve) janë përfshirë profesionistët e rinj dhe veprimtarë të merituar të kulturës, ekspertë, përfaqësues të ministrive, institucioneve të profilit dhe organizatave sektoriale lidere të vendit. Partnerë të Festivalit janë organizata arsimore në fushën e kulturës dhe artit, qendrat e producionit etj.
Festivali i pare i shoqatave krijuese “Taurida- ART”
Datat e zhvillimit për pjesëmarrësit e art-kvartaleve: 20-26 gusht 2019
Programi kryesor i Festivalit për shikuesit: 23-25 gusht 2019
Vendi i zhvillimit të aktivitetit: Republika e Krimesë, q. Sudak, gjiri Kapsel
Përshkrimi i Festivalit:
“Taurida ART” është “festivali i festivaleve”, i cili përfshin në një vend maksimumin e gjërave interesante dhe të reja. Festivalet teatrale, letrare, ato të xhazit, natën “Stand Up Comedy”, “garën mes artistëve -battle”, Çmimin e pare kombëtar popullor, territorin actual të artit, aviashoë, hapjen e shfaqjeve kinematografike, programin sportiv, festivalin KVN. Dhe jo vetëm kaq. Një vend tërheqës për dashamirësit e artit dhe pushimit kulturor do të jetë art-park, i cili do të projektohet nga arkitektët e rinj, dizajnerët dhe urbanistët. Pritet që festivali do të vizitohet nga më shumë se 30 mijë shikues nga Rusia dhe gjithë bota.
Datat 23-25 gusht janë ditët më të mbushura të Festivalit. Çdo mbrëmje do të ketë zhanrin e vet muzikor: “Marshim” në Tauridë, rep-festival dhe koncerte të interpretuesve më të njohur të muzikës pop. Yje, fishekzjarre, shoë dritash.
“Taurida- ART” është Festivali i pare i shoqatave krijuese. Ky është vendi i përqëndrimit të mundësive të hapura për vetëshprehje, krijimtari dhe zhvillim të veprimtarëve të rinj të kulturës dhe artit. Aktiviteti do të jetë arenë e përzgjedhjes së përfaqësuesve të brezit të ri të krijuesve.
Bërthama e Festivalit janë 8 art-kvartale – hapësira krijuese tematike nën qiellin e hapur më infrastrukturën e vetë, banorët e së cilës (pjesëmarrësit) komunikojnë, marrin pjesë në aktivitete dhe punojnë mbi art-manifestin (letër apo mesazh i banorëve të art-kvartalit për shoqatën e tyre krijuese, vendin dhe botën, të formuluar në çfarëdo forme artistike). Vizat për të banuar në art-kvartale do t’i marrin veprimtarët e rinj të cultures dhe artit, të cilët do të aplikojnë në ëebsatin e Festivalit dhe do të përzgjidhen në konkurs.
Art-kvartalet:
“TAURIDA ART” është vendi për ata që zhvillojnë potencialin e tyre në art, dizajn, street art, skulpturë, arkitekturë.
“TAURIDA POPULLORE” është arena për krijimtari popullore, folkloristike, mjeshtëri.
“TAURIDA MUZIKORE” është arena për interpretuesit e të gjitha rrymave dhe stileve muzikore pa kufizim.
“TAURIDA KINO & TEATËR” është hapësira për vetëshprehje të regjizorëve të rinj, skenaristëve, drejtorëve të vendosjes në skenë, aktorëve të teatrit dhe kinemasë, animatorëve, operatorëve dhe montazhierëve.
“TAURIDA KËRCIMET” është një hapësirë për vetëshprehjen në cdo stil kërcimi.
“TAURIDA KVN” është një hapësirë për realizimin e ilustrimeve humoristike, miniaturave, debutimeve dhe stand-up show.
“TAURIDA LIFE” është vendi për dashamirësit e një stili të shëndetshëm të jetës (crossift, meditimi, joga dhe bazat e një stili të shëndetshëm jetese).
“TAURIDA MIRËSI” është një hapësirë për bashkësitë e njerëzve të talentuar dhe joindiferentë, të cilët janë bashkuar për të ruajtur trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit tonë dhe realizimin e iniciativave socio-kulturore.
Për programin e art-kvartaleve po punojnë ekspertë, profesionistë të rinj dhe veprimtarë të merituar të kulturës. Partnerë të Festivalit do të jenë liderët e industrisë kreative : leiblat, studio, qendrat e producentit, organizatat arsimore në fushën e kulturës dhe arteve dhe shumë të tjerë. Ata do të ndihmojnë pjesëmarrësit e Festivalit të shpalosin talentin etyre dhe të përzgjidhen më të mirët.
Kushtet e pjesëmarrjes:
Pjesëmarrësit e Festivalit janë banorët e art-kvartaleve, përfaqësuesit e shoqatave krijuese, të cilët do të jenë në Festival përgjatë gjithë ditëve rë zhvillimit të tij. Pjesëmarrja është falas, me kusht regjistrimin paraprak në ëebsaitin tavridafest.art. Shpenzimet që lidhen me transfertën e pjesëmarrësve nga aeroporti i qytetit Simferopol dhe anasjelltas i takojnë pjesëmarrësit. Transferta nga aeroporti i qytetit Simferopol deri në sheshin e zhvillimit të Festivalit do të kryhet me autobuzët e ofruar nga oranizatorët e Festivalit. Pjesëmarrësit do të paguajnë për ushqimin e tyre. Për ushqimin do të organizohen zona food-cort dhe dyqane. Për fjetjen organizatorët kanë ndërtuar cadra.
Festivali i shoqatave krijuese “Taurida – ART” është një pjesë e art-cluster “Taurida”, në të cilën , gjithashtu, bëjnë pjesë Forumi i veprimtarëve të rinj të kulturës dhe arteve “Taurida” (i cili zhvillohet që nga viti 2015) dhe qendra stacionare arsimore “Art-rezidenca Taurida” (ndërtimi i së cilës përfundon në vitin 2022).
© Argumentum