Ardhja e EUROPOL në Shqipëri është konfirmuar në një aktivitet në Policinë e Shtetit, ku ishin të pranishëm ministrI i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca dhe Drejtori i Policisë Ardi Veliu.
Luigi Soreca u shpreh se EUROPOL do të ndihmojë më shumë Shqipërinë për sa i përket krimit të organizuar.
“Jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat. Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend”, – tha Sorca.
Ardi Veliu tha se: Në vitit 2018 nga EUROPOL janë zhvilluar 8 operacione ndërsa gjatë këtij gjashtë mujori janë zhvilluar 12 operacione, 3 prej të cilëve vetëm gjatë tre muajve të fundit. Në këto operacione edhe policia shqiptare ishte pjesëmarrëse njësoj si homologët e saj.