Presidentja e KE, Ursula von der Leyen thotë se Komisioni Europian do të miratojë një paketë me vlerë 1 miliard euro për t’u ardhur në ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë krizës energjetike.
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, Von der Leyen u shpreh se 500 mln euro do të miratohen në dhjetor dhe do t’i jepen 6 vendeve në muajin janar për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset. Ndërkohë, 500 mln euro do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike.
“Jemi në një komunitet energjetik dhe në një periudhë afatshkurtër duhet të diversifikojmë burimet e energjisë. Kam kënaqësinë të deklaroj se komisioni do japë një paketë të konsiderueshme prej 1 miliard eurosh për rajonin, pjesa e parë 500 mln eurosh është e dhënë në grante për 6 vendet e rajonit që të mbështesin familjet dhe bizneset në nevojë, do miratohet ë dhjetor dhe do vendoset në janar. Pjesa e dytë do t’u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, me fokus te gazi dhe energjia e ripërtëritshme. Ne ftojmë që anëtarët e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me ne që të jemi krahë njëri-tjetrit”, tha Von deri Leyen.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e marrëveshjeve dhe avancimin me reformat. Kancelari theksoi se ky bashkëpunim na mban më të fortë dhe të bashkuar. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e madhe të Gjermanisë por dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështetim me çdo kusht përballimin me krizën e energjetike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliardë euro. Për këto duhet të punojmë të gjithë së bashku, samitet kanë treguar që ne kemi frymë bashkëpunimi. Gjermania mbështet këtë proces, ashtu sikurse edhe BE dhe komisioni evropian. Ne duam të falënderojmë mko misioni evropian që e mbështetet këtë proces.’- tha Scholz.
Kryeministri Rama tha nga ana e tij sot se procesi i Berlinit e ka bërë rajonin më të bashkuar. Ai tha se firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm shumë i mirë.
“Në samitin tjetër në Tiranë do të shohim progresin, duke nisur nga kriza energjetike, ku ne e ndjejmë që nuk jemi lënë mënjanë. Ursula solli në Ballkan një mbështetje të rëndësishme financiare, sa për të filluar pasi nuk është e fundit”, tha Rama.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka konsideruar bashkëpunimin dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve si elementin kyç për ecurinë drejt Bashkimit Evropian është tejkalimi i konflikteve. Komisionerja Ursula von der Leyen tha se procesi po ecën me reforma dhe se një ere e re po frynë në Evropë. Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se vendet po avancojnë dhe nuk do të ndalen, duke e bërë edhe një batutë kur tha se asnjë vend nuk kërkon lëshime apo tolerime.
Samiti i mbajtur sot nw Kancelarinë Federale në Gjermani u prit nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Në fillim të samitit, kancelari gjerman u bëri thirrje gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpunojnë për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e Evropës. Gjithashtu Scholz siguroi mbështetjen e Gjermanisë në planin afatshkurtër dhe afatgjatë, por kërkoi nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të mënjanojnë konfliktet rajonale.
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje, që parashikojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti të personave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohjen e diplomave universitare dhe njohjen e kualifikimeve për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.
/Argumentum.al