Depozitat në sistemin bankar shënuan rënie për të tretin muaj radhazi në maj, duke reflektuar kryesisht tkurrjen e kursimeve në valutë.
Sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, stoku i depozitave që zotëroheshin nga individët, bizneset, institucionet shtetërore, organizatat jofitimprurëse etj., ishte 994 miliardë lekë në fund të muajit maj.
Në krahasim me muajin e mëparshëm, stoku është ulur me 4.5 miliardë lekë. Ndërsa që nga janari i këtij viti, depozita janë tkurrur me mbi 9 miliardë lekë.
Me bazë vjetore, maj 2019/maj 2018, depozitat janë rritur me 25,8 miliardë lekë ose2.6%.
Pesha e depozitave në valutë në muajin maj ishte 53.7 ..% e totalit, nga 52.6.% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Siç shihet politika nda deeuroizmit nuk dha efekte pasi depozita në valutë janë rritur më tej.
Ndonëse Banka e Shqipërisë ka nisur prej mese një viti një fushatë kundër nivelit të lartë të euroizimit të ekonomisë, kursimet ne valutë, kryesisht euro mbeten të preferuara.
Bankierët pohojnë se kjo lidhet me ofertën e lartë për valutë në vend dhe faktin që diferenca e ulet e normave të interesit mes lekut dhe valutës, që nuk i nxit depozituesit të konvertojnë kursimet në lekë.