Kroacia feston sot Ditën e Fitores dhe Mirënjohjes Atdhetare, Ditën e Veteranëve Kroatë dhe 28 vjetorin e operacionit ushtarako-policor ‘Stuhia’. Festa kryesore mbahet në Knin.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka uruar të gjithëve Ditën e Fitores, Ditën e Veteranëve Kroatë dhe 28 vjetorin e aksionit fitues ‘Stuhia’!.
“Ne u jemi përjetësisht mirënjohës mbrojtësve kroatë që kemi një të lirë dhe demokratik. Ne ruajmë dinjitetin e Luftës së Atdheut dhe qëndrojmë fort pranë heronjve tanë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Shqiptarët luajtën rol të rëndësishëm të çlirimin e Kroacisë
Kryetari i Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë, Esad Çollaku, ka uruar Ditën e Falënderimeve të Fitores dhe Atdheut dhe Ditën e Veteranëve Kroatë!.
“Duke kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për një Kroaci të lirë dhe të pavarur, në emër të Shoqatës së Mbrojtësve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën e Atdheut dhe Bashkimit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, urojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë, veteranët kroatë dhe familjet e atyre që vdiqën në Ditën e Fitores dhe Mirënjohjes për Atdheun, Ditën e Veteranëve Kroatë dhe Ditën e “Stuhisë””, ka shkruar ai në ‘Facebook’.