Kroacia i shpalli persona “të padëshirueshëm” tre zyrtarë të lartë të Malit të Zi, të cilët hartuan dhe siguruan miratimin e një rezolute në parlamentin e Malit të Zi, në të cilin thuhet e është kryer gjenocid në një kamp përqendrimi të drejtuar nga një regjim kroat pro-nazist, gjatë të Luftës së Dytë Botërore.
Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, në një notë dorëzuar ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, tha se Andrija Mandiç, kryetar i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviç, deputet dhe Aleksa Beçiç, zëvendëskryeministër malazez, janë shpallur persona të padëshirueshëm në Kroaci.
Në njoftim thuhet se të tre u shpallën të padëshirueshëm për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të injorojë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë veprime që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme kroate theksoi se “Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të sillet në përputhje me vlerat evropiane dhe në frymën evropiane dhe se do të përqendrojë përpjekjet e saj në përmbushjen e mëtejshme të kushteve dhe kritereve në procesin e anëtarësimit”.
Me 28 qershor, parlamenti i Malit të Zi miratoi një deklaratë mbi “gjenocidin” në kampin e Jasenovcit në Kroaci, ku dhjetëra mijëra serbë etnikë, hebrenj dhe kroatë anti-nazistë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Zagrebi tha se miratimi i rezolutës ishte “i papranueshëm, i papërshtatshëm dhe i panevojshëm” me qëllimin “jo për të ndërtuar një kulturë përkujtimi” por për të shfrytëzuar “kujtimin e viktimave të Jasenovcit për qëllime politike afatshkurtra”.
Tre zyrtarët pro-serbë dhe pro-rusë malazezë kërkuan që parlamenti i vendit të miratonte rezolutën për Jasenovcit, pasi Mali i Zi mbështeti një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat serbe vranë rreth 8,000 myslimanëve boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Rezoluta e OKB-së zemëroi Serbinë, një vend që ushtron një ndikim të konsiderueshëm në Malin e Zi, ku rreth një e treta e popullsisë prej 620,000 banorësh e deklarojnë veten si serbë.
Mali i Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u bë pjesë e NATO-s në vitin 2017, mes kundërshtimit të Rusisë dhe pakënaqësisë së Beogradit. Më herët këtë javë parlamenti i Malit të Zi mirato riorganizimin e qverisë së duke përfshirë partitë pro-serbe dhe pro-ruse.
Riorganizimi i tillë nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara, që u shprehën të shqetësuara “për përfshirjen në qeveri të partive dhe udhëheqësve që nuk e dënojnë agresionin rus në Ukrainë, kundërshtojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe veprimet e të cilëve janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.