Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, u takua homologun e sapoemëruar kinez Wang Yi në kryeqytetin Ankara.
Vizita erdhi një ditë pasi Wang mori postin e ministrit të jashtëm kinez, pas shkarkimit të paraardhësit të tij Qin Gang, i cili nuk u pa në publik për një muaj.
Fidan dhe Wang diskutuan marrëdhëniet dypalëshe gjatë takimit. Në agjendë ishin edhe zhvillimet rajonale dhe globale.
Më vonë gjatë ditës, kryediplomati kinez Wang do të pritet edhe nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan në kompleksin presidencial në Ankara.
Vizita e ministrit Wang ishte planifikuar përpara rizgjedhjes së tij si ministër i jashtëm. Ai shërben gjithashtu si drejtor i zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Zyrtarët kinezë njoftuan javën e kaluar se Wang do të udhëtonte në Türkiye si pjesë e një turneu ku janë paraparë vizita edhe në Nigeri, Kenia dhe Afrikë të Jugut pas takimit të grupit BRICS në Johanesburg.
Marrëdhëniet diplomatike midis Türkiyes dhe Kinës u vendosën në vitin 1971. Marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në nivelin e “bashkëpunimit strategjik” në vitin 2010.
Gjatë një takimi në kryeqytetin turk Ankara të mërkurën, Wang theksoi ngjashmëritë e tyre si vendet në zhvillim dhe tregjet në zhvillim.
“Të dyja palët duhet të përdorin mirë mekanizmat e bashkëpunimit dypalësh si Komiteti Ndërqeveritar i Bashkëpunimit Kinë-Turqi, të promovojnë ndërlidhjen e Iniciativës Brez-Rrugë dhe planin e Korridorit të Mesëm Turk, dhe të vazhdojnë të promovojnë bashkëpunimin në energji, arsim, kulturë dhe fusha të tjera”, tha Wang, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme kineze.
Ministri i Jashtëm Wang Yi i tha gjithashtu homologut të tij turk Hakan Fidan se Pekini do të inkurajojë më shumë kompani kineze të investojnë në Turqi si pjesë e iniciativës së tij “Një brez dhe një rrugë”.
/Argumentum.al