Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi thotë se e ardhmja e vendit është përmbysja e qeverisë Rama
Nga protestat tek Kuvendi Kryemadhi tha se shumica e të rinjve po ikin nga vendi se nuk po shikojnë të ardhme këtu.
“Këtu ka humbur çdo moral. E ardhmja është të përmbysim këtë qeveri. Shumica e të rinjve po ikin nga Shqipëria”- tha Monika.
Gjithashtu kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se është Edi Rama regjisori i sulmit me bojë ndaj deputetit të ri Ralf Gjoni ditën e sotme.
“Regjisori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij, pasi mori betimet e deputetëve të rinj do t’i kthejë dhe në kloun. Po të ishte për të sulmuar, do ta kishim bërë me kohë.
Shpresoj që viktimat e radhës të Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për zotin Gjoni. Ata që kanë kryer sulmin të mbajnë përgjegjësi”- tha Kryemadhi.