Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot po qëndron për vizitë në Shkup me rastin e festës së Ilindenit. Ai është pritur në Qeveri me një ceremoni shtetërore nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, dhe më pas është zhvilluar takimi mes tyre.
Zaev dhe Borisov gjatë ditës do të vendosin bashkërisht lule edhe në varrin e Goce Dellçev, revolucionari i VMRO-DPMNE-së, për të cilin po zhvillohen debate se historisë së kujt i takon, pasi që Bullgaria e konsideron si hero kombëtar, ndërsa një trajtim i ngjajshëm i këtij heroi është edhe në Shkup, pasi ai konsiderohet si themeltari i idealeve kombëtare maqedonase. Borisov gjatë vizitës në Shkup do të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski. (INA)