Për gati dy orë doli para gazetarëve për tiu përgjigjur të gjitha pyetjeve lidhur me tema të nxehta të aktualitetit: Kriza politike, prishja e teatrit kombëtar, apo gjetja e një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës.
Fillimisht Rama bëri një bilanc të qeverisjes së tij ne gjashtemujorin e parë të vitit si prioritetet për periudhën shtator- korrik 2020.
Kjo ishte konferenca e fundit e kryeministrit Rama para se të nisë pushimet e gushtit për tu rikthyer në shtator.
Disa nga deklaratat me te rendesishme
Ligji per mediat online eshte ne proces
“Ligji antishpifje është në proces. Kemi harmonizuar ligjin me OSBE dhe në shtator hyn në procedurë. Ligji është punuar ngushtësisht me ekspertë të OSBE”
Pyetje: A nuk mendoni se zgjedhjet e parakohshme do shuanin krizën?
Edi Rama: Jo nuk mendoj.
Njesi superspeciale per te fortet e lagjeve
Qeveria paralajmëron ngritjen e një njësie superspeciale që do të merret me të fortët e rrugëve. Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë dhe reformë të daljes në pension për policët. Nuk do të ketë më policë pas moshës 55 vjeçare.
“Do të avancojmë me pagesat jashtë orarit të policisë së shtetit. Do të bëjmë një reformë të domosdoshme. Nuk mund të ketë punonjës në polici mbi 55 vjet. Është bërë gati një njësi superspeciale e cila do të hyjë në aktivitete me një trupë të ri të përzgjedhur dhe do të merret ekskluzivisht me të gjithë të fortët e rrugëve dhe të lagjeve” tha Rama.
Shkodra, zona me prioritet strategjik
Shkodra do te jete prioritet strategjik me një sërë projektesh që synojnë atraksion turistik.
“Do nisim me projekte domethënëse me Beratin e Gjirokastren. Shkodra do të jetë një zonë me prioritet strategjik. Jo vetëm qyteti por i gjithë rajoni. Jemi përgatitur dhe kemi një sërë projektesh që synojnë një atraksion të ri turistik nga Liqeni i Shkodrës deri në Alpe.”
Do fokusohemi në krijimin e aksesit në parkun e Lurës, parku i Korabit dhe parku i Shebenikut
Rama prezanton projektet ne infrastrukture shtator- korrik 2020
Fokusi për periudhën shtator-korrik 2020 do të jetë insfrastruktura turistike dhe ajo e lehtësimit të qarkullimit të produkteve bujqësore
-Përpara sezonit të ardhshëm By Pass i Fierit do të jetë i tëri në dispozicion.
– Në rrugën e Arbrit janë realizuar 40%.
-Së shpejti nisin punimet për aksin Milot-Balldren, pjesë e korridorit europian Blu, dhe Orikum-Dukat Keto akse janë me rëndësi strategjike për zhvillimin e turizimit, të cilit duam ti bashkojmë tunelin e Llogarasë. Për këtë ka nisur studimi dhe së shpejti nis projekti.
-Prioritet nisja e punës për Shëngjin-Velipojë dhe rrugën e Thethit. Projektet janë të finalizuara dhe financuara dhe thjesht janë në fazat e fundit të procedurave.
-Rruga e shumëpremtuar dhe e shumëpritur e Semanit.
-Do nisim së shpejti rrugën Gusmar Kuq, që do të integrojë zonën e Himarës dhe të Lumit të Vlorës duke bërë një lidhje të drejtëpërdrejtë dhe me Tepelenën.
Njësi superspeciale policie për të fortët e rrugës, s’ka më policë mbi 55 vjeç
Qeveria paralajmëron ngritjen e një njësie superspeciale që do të merret me të fortët e rrugëve. Kryeministri Edi Rama deklaron se do të ketë dhe reformë të daljes në pension për policët. Gjatë një konference për mediat Rama tha se nuk do të ketë më policë pas moshës 55 vjeçare.
Do anulohen 27 kontrata te HEC
Kryeministri Edi Rama e quan gabim të maxhorancës lejimin e HEC-ve nën 2 MW
Të gjitha HEC nën 2 MW janë konstatuar të dëmshme dhe jo të dobishme. Ka përfunduar procesi i premtuar i skanimit të kontratave dhe ka nisur procesi i ndërprerjes së 27 kontratave. Nuk do të ketë më në Shqipëri leje për asnjë HEC nën 2 Megavat dhe nuk do të lejohen të preken zona me rëndësi nga pikëpamja turistike.
Nuk do të ketë më në Shqipëri leje për asnjë HEC nën 2 Megavat dhe nuk do të lejohen të preken zona me rëndësi nga pikëpamja turistike.
Rama ben bilancin e gjashte mujorit te pare
-Ekonomia u rrit me 2. 21 % krahasuar me një vit më parë
-Prioritare te fokusohemi tek investimet publike e private, vendase e te huaja. Te ardhurat kanë pasur një periudhë problematike për pasojë të frymës së antishtetit që u injektua në mënyrë të vazhdueshme
-Punësimi eshte rritur me 1.6% krahasuar me 1 vit me parë. Informaliteti në punë ka shënuar rritje.
-Informaliteti tani është në fokus dhe do të mbetet në fokus përditë deri në fund të mandatit.
–Jemi në hapat e para të një lufte pa kompromis për të garantuar sigurinë ushqimore.Nuk do ndalemi në goditjen e abuzimeve.Do kemi raste shembullore goditjesh. Por askush nuk duhet të harrojë se tanimë janë një sërë saksionesh me heqje lirie prë ata që abuzojnë me ushqimin.
Kemi rritje 11 % të vizitorëve të huaj në Shqipëri. Sot rezultojnë 220 hotele më shumë të çelura në dispozicon sesa një vit më parë për turistët.
Kryeministri Rama është shprehur se vendimmarrja e Bashkimit Europian në tetor nuk ka lidhje me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.
Gjatë konferencës me gazetarët kryeministri theksoi se vendimi do jetë politik dhe se nuk përjashton asnjë mundësi.
Edi Rama:“Vendimmarrja e tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka lidhje me Bashkimin Europian dhe të ardhmen e tij, me dinamikat e brendshme të BE, debatet e brendshme në BE, me qëndrime të caktuara jo plotësisht harmonike brenda BE.
Kjo është e vërteta dhe nuk e luan topi. Është politikë dhe nuk ka lidhje me asnjë objektivitet dhe asnjë vlerësim objektiv teknik. Është politikë puro. Secili bën politikën e vet. BE nuk është në ditët e veta më të lumtura dhe në ditët e veta më të qarta kështu që gjithçka mund të ndodhë në tetor. Nuk mund të përjashtoj asnjë version.”
Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk ka plan të takohet me presidentin Ilir Meta. Ai tha se është gati ta ndihmojë. Ironizoi dhe letrën e presidentit Meta për tërmetin.
“Daja ka vdek më 30 qershor për të gjithë partitë politike shqiptare. Kush është parti dhe do të fitojë cfarëdoqoftë hyn në lojë. Kush fiton dhe humbet e vendos populli.”
A jeni takuar me Metën pas 30 qershorit?
“Jo faleminderit. Nuk e kam në plan të takoj Metën por jam gati ta ndihmoj nëse ma kërkon. Sinqerisht jam shumë i keqardhur për presidentin dhe gjëndjen e institucionit. Sic e keni parë jam kursyer dhe do të vazhdoj të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti krijoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit. Tërmetin ai e ka shumë të thjesht nxjerr një dekret dhe e shtyn.”
Pyetje: A keni frikë nga SPAK dhe a e mendonit që do të merrnit të gjitha pushtetet kur hytë në politikë? A e kishit ëndërruar?
Edi Rama: As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën e këtij vendi të katandiset sic është katandisur. Ju jeni në të drejtën tuaj të mendoni tju them se është shumë e vështirë të qeverisësh një opozitë që këmbëngulë cdo ditë të vrasë veten sesa një opozitë që këmbëngul cdo ditë të “të vrasë ty” me ide, ritëm. Një opozitë inekzistente është boshllëk që të pengon të gjesh të gjitha forcat për të bërë punën maksimalisht mirë.
Sa i takon të gjitha pushteteve nëse unë kam kapur SHBA e BE atëherë skeni cfarë të bëni e keni humbur këtë betejë. Të thuash që mund të kapen SHBA e BE se ka një forcë të errët thellë, thellë, dhe e gjithë kjo mund të ndodhë në Shqipëri janë qesharake në rastin më të mirë dhe klinikisht shqetësuese në rastin më të keq.Nuk është cështje trimërie apo Mic Sokolash. Që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë reformën në drejtësi ku ne të miratonim cdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do të miratonte dhe ta sillte në tavolinë. Aty ku hyn drejtësia ne hapim rrugën. Nuk është cështje kam frikë, skam frikë./oranews