Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis vizitoi sot minoritetin grek në Derviçan, ku theksoi se problemet e tyre do të futen në rrugën e zgjidhjes me frymë bashkëpunimi.
Në fjalën e tij, Mitsotakis tha se “minoriteti grek është urë bashkëpunimi midis dy popujve fqinje. Nëse kjo ndodhte përpara 31 vitesh aq më shumë kjo vlen sot dhe duhet ta dini se me kryeministrin Edi Rama kemi bashkëpunim shumë të ngushtë. I njohim, jemi në dijeni të problemeve që ju preokupojnë dhe do mund t’i fusim ato në rrugën e zgjidhjes me frymë bashkëpunimi, me frymë predispozicioni pozitiv, sikundër e dini gjithashtu mbështetjen që i kemi dhënë dhe i jep shteti grek të gjithë këtyre helenëve që jetojnë në trojet tuaja. Konsiderojeni këtë si fakt”.
“Çështja e atij subvencioni për të moshuarit është duke u futur në rrugën e zgjidhjes përfundimtare. E njëjta gjë po ndodh dhe me mbështetjen diakronike që po u japim fëmijëve, të cilët shkojnë në universitetet greke dhe në shkollat e zonës që janë në gjuhë amtare dhe gëzohem që i shoh fëmijët duke u rritur dhe duke mësuar gjuhën greke së bashku me gjuhën shqipe, së bashku me anglishten”, tha Mitsotakis duke shtuar se për këta fëmijë duam të punojmë së bashku që të qëndrojnë në trevat e tyre, të krijojnë dhe të kenë sukses në vendin e tyre dhe të ketë perspektivë minoriteti grek.
Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri grek tha se “e di shumë mirë që bëmë shumë punë, i vumë shpatullat që të përshpejtohet perspektiva evropiane në Shqipëri dhe nuk është e rastit që sot janë dy flamuj, grek dhe ai shqiptari dhe mes tyre është flamuri i Bashkimit Evropian. Arsyeja, rruga për integrimin e Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, por do jetë e ngutur sepse Shqipëria ia vlen të bëhet pjesëtare e Evropës. Ju do keni dobi nga ky zhvillim”.
“Vizita ime sot këtu në dy bashki minoritare dhe në Himarë është një vizitë me emocion të veçantë sepse me të vërtetë e kam kujdes për minoritetin grek dhe do bëj gjithçka mundem gjithçka që kalon nga dora ime që t’ju ndihmoj dhe t’ju mbështes. Se gjithashtu sot kam gëzimin të shoqërohem nga miq nga Greqia, miq që kanë ardhur nga Janina, E them këtë gjë sepse mund të bëjmë akoma më shumë për të zhvilluar të dyja zonat, zonën tuaj dhe zonën që ndodhet në Greqi dhe jemi duke e futur në rrugë çështje dhe projekte mjedisore, sic është edhe lumi i Vjosës, i cili buron nga Janina, por përshkon një rrugë të gjatë në Shqipëri dhe është i vetmi lum i madh në Europë që nuk ka diga dhe duam së bashku, qeveria greke dhe shqiptare, ta mbrojmë atë”, nënvizoi Mitsotakis.
Këto, shtoi Mitsotakis, janë projekte të cilat përfundimisht do të dalin në dobi të të dy popujve.
Vete Kryeministri Rama ka pritur sot në Derviçan homologun e tij Kyriakos Mitsotakis.
Kreu i qeverisë i kërkoi homologut të tij grek që të japë fjalën që do të vij sërish në vendin tonë që të inagurojë sheshin i cili do të mbajë emrin e babait të tij.
Rama theksoi me batuta se do të jetë sërish kryeministër i vendit tonë.
“Dëshiroj që këtu para jush kryeministri të ju jap fjaën që do të vijë sërish. Sheshi kryesor këtu do të mbajë emrin e babait të kryeministrit. Në nderim të tij do të vendoset dhe busti i kryeministrit. Për të merituar një bust në të ardhmen Kyriakos Mitsotakis duhet të vij nja 5 herë këtu. E para për ta bërë këtë duhet të fitojë zgjedhjet, si mik mund të vij kur të dojë po nëse nuk është kryeministër bust nuk ka.
E dyta, në përvjetorin e të atit ne shpresojmë të vish këtu, kështu që jep fjalën se do vish këtu për të inauguruar bashkë me mua, se unë do jem prapë kryeministër. Jep fjalën se do vish për të inauguruar sheshin edhe vendosjen e bustit të të ndjerit babait tuaj”- theksoi ai.