Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti me 10 persona të vdekur nga Kosova si dhe ka vizituar të plagosurit në spital.
Ai është shprehur se qeveria kroate do të bëjë çdo gjë për të ndihmuar personat e lënduar dhe shtoi se do të garantohet ndihmë mjekësore dhe akomodim deri në kthimin e tyre në Kosovë.
“Shpreh ngushëllime për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë aksident të tmerrshëm. Të gjitha shërbimet janë në dispozicion për të ndihmuar sa të mundemi”, u shpreh Plenkoviç.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”und” dir=”ltr”>PVRH <a href=”https://twitter.com/AndrejPlenkovic?ref_src=twsrc%5Etfw”>@AndrejPlenkovic</a> u Slavonskom Brodu: Još jednom izražavam sućut obiteljima onih koji su izgubili život u ovoj strašnoj prometnoj nesreći, a svima koji su pretrpjeli ozljede pružena je hitna medicinska pomoć. Sve nadležne službe su na terenu i pomoći ćemo kako god možemo. <a href=”https://t.co/CuE2NFisVW”>pic.twitter.com/CuE2NFisVW</a></p>— Vlada Republike Hrvatske (@VladaRH) <a href=”https://twitter.com/VladaRH/status/1419333697027911691?ref_src=twsrc%5Etfw”>July 25, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Aksidenti i rëndë me 10 të vdekur dhe rreth 40 të plagosur ndodhur në autostradën afër Slovanski Brod. Mediat kroate raportojnë se ky është aksidenti më serioz i ndodhur në 15 vitet e fundit.
Trafiku u ndërpre për disa orë ndërsa dyshohet se shoferi i autobusit me targa të Kosovës humbi kontrollin për shkak të përgjumjes.
Në autobus ndodheshin 69 pasagjerë, emigrantë nga Kosova që po ktheheshin në vendin e tyre nga Gjermania. Prej tyre 44 kanë mbetur të plagosur, përfshirë katër fëmijë.