Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, për ta lejuar hyrjen në Kosovë të patriarkut serb Porfirije, për të matë pjesë në festën e krishtlindjeve ortodokse. Sipas qeverisë, patriarku serb vjen pa truproje, që dëshmon se Kosova është vend i sigurt, shkruan RTK.
Sipas njoftimit të Qeverisë, sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga kryeministri Kurti, që t’i lejohet patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse.
Patriarku Porfirije, sipas njoftimit, ka paralajmëruar se sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij.
Sipas Qeverisë, edhe pse patriarku serb nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese, ministrit Rashiq, kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht.
“Paralajmërimi i patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.