Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) që të hetojë akuzat e publikuara nga portali Podgorica M sipas të cilave kreu i qeverisë ka lidhje me anëtarë të një prej klaneve kriminale dhe se ka marrë telefonata të koduara nga një prej grupeve kriminale në Ballkan.
“I bëj thirrje Prokurorisë Speciale të Shtetit të hetojë të gjitha akuzat në lidhje me emrin tim, të publikuara nga një portal i akuzuar për kryerjen e fushatës më të ndyrë kundër meje, qëllimi i tyre është të destabilizojnë Malin e Zi për të ruajtur fuqinë e tyre financiare dhe për t’i shmangur drejtësisë. “, ka shkruar Abazovic në Telegram, cituar nga mediat shqiptare të enjten. Ai tha se është në dispozicion të organeve shtetërore për çdo sqarim.
“Në të njëjtën kohë u bëj thirrje atyre që kanë ndërmend të “ma presin kokën” të nxitojnë”. Edhe sikur të kenë sukses në qëllimin e tyre kriminal, nuk do ta ndalin dorën e drejtësisë. Gjithçka ruhet mjeshtërisht dhe ruhet aty ku i takon. Presim me padurim atë që do të vijë”, tha Abazovic.
/Argumentum.al