Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në një video konferencë joformale të udhëheqësve të BE të mbajtur të Enjten me iniciativën e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.
Ata thuhet se shkëmbyen mendime mbi Turqinë dhe situatën në Mesdheun Lindor, në bazë të konkluzioneve të arritura në takimin e Këshillit Evropian të Dhjetorit, përpara takimit të Këshillit Evropian 25-26 Mars, raporton ANA-MPA
Të pranishëm në takim ishin Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti Francez Emmanuel Macron, Kryeministri Italian Mario Draghi, Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez, Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades dhe Kryeministri Portugez Antonio Costa.
/argumentum.al