Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ka patur një komunikim online me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Sipas tij, është folur rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor si dhe nxitjen e mëtejshme të Shengenit Ballkanik.
“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.
Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!
#DankeAngela#FaleminderitAngela”, nënvizon Rama.