Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Sofja, Bullgari se aktualisht është e qartë se i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk ka asgjë që na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare me BE.
Në një konferencë për shtyp pas takimit me Kryeministrin e Bullgarisë, Stefan Yanev, kryeministri Rama tha se “është absolutisht e rëndësishme për ne që ta shikojmë këtë çështje të zgjidhur”.
“Jemi të vetëdijshëm se është një çështje mjaft e ndjeshme këtu e po kështu edhe në vendin vëlla të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavullnetshme sepse si të gjithë e dini Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të bisedimeve për anëtarësim përmes konferencës së parë ndërqeveritare”, – tha Rama.
Por, vijoi Rama, “siç janë gjërat besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar komunikimin, dialogun, për ta zgjidhur së bashku”.
“Ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dy vendet e të dy popujt në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut kaq popuj të afërt, vende të afërta për një të ardhme të përbashkët. Pavarësisht se sa të vështira mund të jenë të tilla çështje kur ekziston dëshira ka zgjidhje dhe me një vullnet të mirë mendoj se mund të tejkalohet”, shtoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “nga ana tjetër dua të theksoj Shqipëria është duke e respektuar këtë”.
“Aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut, por gjithmonë shtrohet pyetja: Sa kohë do të kërkojë kjo e sa gjatë mund të presim? Aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë se i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk ka asgjë që na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare”.
“Do të respektojmë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort dhe unë besoj fort që kjo është diçka që duhet zgjidhur mes dy vendeve, midis popujve e udhëheqësve të dy vendeve. Të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj se te tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë që çka të dyja palët mund të bëjnë e duhet të bëjnë dhe shpresoj që kjo të ndodhë shpejt”, nënvizoi Rama.
Mendoj se Bullgaria si shtete anëtare e BE-së është e pjekur dhe ka gjithçka i nevojitet për të kujtuar nga njëra anë veten kur gjendej për arsye të ndryshme në të njëjtën pozitë dhe nga ana tjetër të nxitë së bashku me Maqedoninë e Veriut për të dalë nga kjo situatë. Kjo është qasja ime për këtë”.
Kryeministri i Bullgarisë Stefan Yanev tha se Bullgaria e mvbështet Shqipërinë një integrimin e saj në BE. Sa i përket . Kurse për Maqedoninë e Veriut tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu, por theksoi se nuk duhet të ketë ndërhyrje të jashtme.
“Kam nderin tju informoj për bisedimet që zhvilluam me Ramën, diskutuam marrëdhëneiet dupalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë sik shembull si mundt ë zhvillohen marrëdhëniet. Skemi ccështje të hapura që nevojiten diskutim serioz apo zgjidhje.
Po punojmë zgjidhjet njanë të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendje mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në temë edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.
Të mos mendojmë se bullgaria po bën diccka që po e pengon. Rruga evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërisnë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket maqedonisë së veriut është pikërisht kjo pozitë që bullgaria e mbron. Kjo vërteton se ccështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si bullgaria dhe maqedonia duhet të gjejnë rrugën e dialogut”, tha ai.
/argumentum.al