Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sesioni i 76-të, kërkoi që bota të tregohej më solidare në raste të tilla si pandemia e COVID-19 dhe më bashkëpunuese. Gjithashtu ai bëri thirrje që OKB të njohë Kosovën, pasi Asambleja e OKB nuk është e plotë dhe nuk do të jetë e plotë pa të.
Rama tha se duhet një qasje tjetër globale për pandemitë dhe se duhet të krijohet një traktat i ri ndërkombëtar pasi ende ka shumë pabarazi në lidje me vaksinat. COVID tregoi qartë se veç e veç vendet kishin kosto të mëdha, tha Rama, ndërsa shtoi se vendet së bashku mund të përballonin gjithçka.
“Është kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë paqeje, për të folur për sfidat e përbashkëta, pandeminë, që ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo. Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm. Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm. Kjo është arsyeja pse dhjetëra mjekë shqiptarë ikën për të ndihmuar në Itali, dhe më pas patëm fatin të presim mjekët italianë për të na ndihmuar. I detyrohem një falënderim nga zemra atyre që na u gjendën të na ndihmojnë, Turqinë, Komisionin e Bashkimit Evropian, Italinë, Greqinë, Letoninë, Danimarkën, etj. Do jemi në gjendje të triumfojmë vetëm përmes luftës së përbashkët dhe bashkëpunimit të pandërprerë. Jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe t’i rezistojmë çdo tubimi. Është urgjente të ofrojmë vaksina, sepse të pavaksinuarit mbarin rrezikun dhe mund të kthejnë pas atë që kemi fituar deri tani”, tha Rama.
Rama bën thirrje për njohjen e Kosovës: Asambleja e OKB pa të nuk është dhe s’do jetë e plotë
Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja. Në Ballkanin perëndimor naje shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje.
Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve evropianëve dhe kujtdo se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet prej 13 vitesh. Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo ditë pa një marrëveshje është një ditë e humbur. E them me bindje absolute, vetëm maturia do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës.”, tha Rama.
Fjala në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sesioni i 76-të
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F169252715338085%2F&show_text=false&width=560&t=0″ width=”560″ height=”314″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>