Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se spitali Covid 4 është gati, ndërsa i bëri apel qytetarëve të kujdesen për veten e të tjerët, pasi kjo luftë fitohet vetëm duke bërë secili të vetën.
Kreu i qeverisë publikoi sot pamje nga ky spital, ndërsa tha se duhet të shmangim çdo dalje nga shtëpia që nuk është e domosdoshme.
“Spitali Covid 4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën”, – theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se gjithçka për shëndetin, maska,distanca, higjiena dhe mbi të gjitha, të shmangim çdo dalje nga shtëpia që nuk është e domosdoshme”.
Aktualisht spitali Covid 4 ka 110 shtretër. Kazonën e triazhit, zonë e pajisur me panelet e oksigjenit, një sallë mikrokirurgjie për të kryer disa ndërhyrje miniinvazive, ku ka dhe një grafi portative që është në dispozicion për zonën e terapisë intensive që pacientit t’i bëhen ekzaminimet në shtratin e tij. Gjithashtu është reparti i terapisë intensive, ku janë 5 shtretër të pajisur me aparaturat e fundit, ventilatorë, respiratorë, monitorë pacienti, mikrokardiograma, ekografitë portative dhe të gjitha panelet e oksigjenit.