Kryeministri Edi Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Zyra e shtypit të Kryeministrisë, në përgjigje të kërkesës për informacion të medieve për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama, bëri me dije se, “Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Ekipi mjekësor nën drejtimin e prof. dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale”, thekson zyra për shtyp e Kryeministrisë.
“Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet ta kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, sqaron Kryeministria.
Më shumë se një vit më parë kryeministri Rama iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit, po në QSUT.