Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së delegacionit te BE, ku u bëri thirrje palëve politike për dialog.
Shefi i qeverisë përmes një statusi në Twitter, Rama shkruan se është dakord deklaratën e BE.
“Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shkruan Rama.