Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i 3 i PS është që të bëhen të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës.
Rama tha se mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re.
“Mandati i 3 i PS nuk është një qëllim në vetvete një inertësi në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i Ps nuk është për PS dhe për ata që Ps e përfaqësojnë si deputetë si ministra si kryetarë bashkish si anëtarë të këshillave bashkiak. Mandati i 3 nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa sepse ne i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta bën kthim atje ku Shqipëria nuk mund nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i 3 i Ps do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë. Mandati i 3 i Ps do të thotë që poilika të mos mund tu bëjë më dotë asgjë as mjekëve as infermierëve as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre e kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi”.