Në fillim të vitit 2023 kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrat e kabinetit qeveritar.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Rama ka zbardhur pak detaje nga takimi duke tjënë se projekte të reja do të zhvillohen gjatë këtij viti, ndërsa thekson se duhet shumë punë për të bërë.
“Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.”- thotë Rama.