Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Bruksel se ambicia e Shqipërisë është mbyllja e negociatave me Bashkimin Europian në vitin 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, dhe Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Rama u shpreh se “Shqipëria do të sigurohet që i kemi bërë detyrat”.
“Ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, me shpresë që anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku jo vetëm me Presidencën hungareze, por pikësëpari, me Komisionin, që na ka mbështetur gjatë të gjitha presidencave dhe kemi punuar. Parimi në bazë të meritave për ne është shumë i rëndësishëm, se do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur”, u shpreh Rama.
Rama u shpreh se shpejtësia e procesit të negociatave duket e pandalshme.
“Komisionerja Kos ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur, sepse nuk ka ende një muaj në mandatin e saj dhe tashmë ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara për vendet e Ballkanit Perëndimor. Jemi gati dy muaj pas hapjes së negociatave, me këtë shpejtësi që duket e pandalshme dhe mund të them se të gjitha që po ndodhin janë pikësëpari falë Presidencës hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze të ministrit të Jashtëm vetë për ta bërë sa më të qartë këtë ambicie për mbështetjen e zgjerimit të BE-së dhe të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së”, tha Rama.
Po ashtu, Kryeministri vlerësoi se e gjitha kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të shteteve anëtare.
“Sot ne kemi një pamje të plotësuar dhe më të qartë për punën që është bërë dhe gjithashtu e marrim si një inkurajim real, që ne kemi shumë punë përpara. Falënderime të veçanta për skuadrën e Komisionit Europian, e cila na tregon dhe na mëson se si të mbijetojmë dhe të mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe ndaj përqasjes neurotike të BE-së”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se ky nuk është një proces i lehtë, ndërsa shtoi se “për ne është e qartë dhe jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlerat, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët”.
“Nuk ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë më e sigurt. Është e rëndësishme që jemi në mes të Europës. Është një bekim që vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që jetojnë në kontinente të tjera, që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi tregu e hapur, nuk munden. Prandaj ata kanë shumë më tepër vështirësi për t’ia arritur, ndërsa ne e kemi. Ky kapitull i dijes dhe të një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE-së se si të ndërtojë institucione, të reformojë të gjithë sektorët, e të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve. Është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës që ne ta shohim të ardhmen në BE. Ndaj, ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur”, tha Rama.
E plotë– Konferencë e Përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së, dhe Marta Kos, Komisioneres për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
* * *
Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë: Ju falënderoj shumë do të flas në hungarisht që dhe ju të shijoni këtë gjuhë për të cilën e pamundur të kuptohet nga askush tjetër përveç hungarezëve.
Pas 6 muajsh përpjekjeje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje si për ne gjithashtu, edhe për hapjen e zonës së Shengenit me dy vende të tjera e meqë të përshpejtojmë edhe përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe të aksesit, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nën presidencën hungareze ne kemi arritur që ta përshpejtojnë, e për sa na përket ne, ne jemi vende fqinje të Ballkanit Perëndimor dhe i kuptojmë shumë mirë shqetësimet e rajonit dhe e kuptojmë shumë mirë edhe rëndësinë e qëndrueshmërisë, paqes, qetësisë, zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.
Kemi pritur për aksesin për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur. Ne i detyrohemi një farë respekti këtyre vendeve dhe ky proces i ka patur data të shtyra në mënyrë konstante dhe nuk kishte asgjë tjetër përveç se bllokimit që për gati tashmë 15 vite ne nuk kemi parë as marrjen e masave, as hapa të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit dhe prandaj ne do të donim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për qasjen në bazë të meritave, e cila ka qenë aty pavarësisht se tashmë është me një shpejtësi të ulët dhe në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit.
Për Shqipërinë që nga viti 2009, Shqipëria e ka paraqitur kërkesën për akses. Në 2014 mori statusin e vendit kandidat, në 2022 filluan negociatat dhe themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit nën presidencën hungareze.
Pra në 2 muaj kemi patur dy konferenca ndër qeveritare. Dy grup kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedent. Pra më shumë ka ndodhur këto dy muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara, pra them se kjo paraqet sukses për Shqipërinë, për presidencën hungareze dhe Bashkimin Europian.
Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do të jenë në këto grup kapituj si për marrëdhëniet me jashtë, si për sigurinë. Ndaj po e hapim këtë grup kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, sepse Shqipëria është vend i NATO-s. është pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe kur flasim për grup kapitull besoj që ky grup kapitull është i rëndësishëm për tu hapur.
Herën e fundit para 3 vitesh që ne hapëm grup kapitujsh me Shqipërinë për të paraqitur dhe për të krahasuar shpejtësinë dhe për të dhënë shtytje për Ballkanin Perëndimor është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukses dhe t’ia arrij.
Dhe është e rëndësishme për vetë Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë, anëtarësimi i saj do ta forconte BE-në duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë.
Edhe kompanitë hungareze janë tashmë pjesë e tregut shqiptar. Një nga kompanitë më të mëdha të telekomit që luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare është prezente.
Ne u bashkuam me BE-në para shumë vitesh, po nga përvoja jonë që ne kemi patur, duke patur atë parasysh, qeveria shqiptare dhe hungareze nënshkruan një marrëveshje o para shumë kohësh në mënyrë që të trajnohen punonjësit e administratës. Duke shpresuar për të shtyrë edhe më tej, faleminderit shumë kryeministër për mundësinë, gjithashtu edhe mbështetjen e komisioneres.
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Nuk mund të flas dot në hungarisht ende dhe jam i ndërgjegjshëm që gjuha shqipe si gjuhë, përkthyesit e të cilëve paguhen nga BE do të fillojnë të flasin në këtë gjuhë të varfër të anglishtes për të thënë që jam shumë i lumtur që jam këtu sërish me ministrin Szijjártó, me mikun tonë të shtrenjtë Peter dhe gjithashtu me komisioneren Kos që ka filluar me këmbën më të mbarë të mundur sepse nuk ka ende një muaj në mandatin e saj dhe tashmë ka dëshmuar dy hapa të mëdhenj përpara për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por e jona është më e rëndësishme. E para, gati dy muaj pas hapjes së negociatave me këtë shpejtësi që duket e pandalshme, mund të them që të gjitha këto sa po ndodhin janë pikë së pari falë presidencës hungareze dhe energjisë së pabesueshme hungareze, të ministrit të jashtëm, për ta bërë sa më të qartë këtë ambicie për mbështetjen e zgjerimit të BE dhe të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE.
Së dyti, e di që e gjitha kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të shteteve anëtare, që kanë pasur mirësinë me ne, deri në atë pikë sa ndonjëherë unë ndjej se më duhet të shoh veten dhe të shoh një pamje jo fort të largët me një pamje sot. Por më duhet të them që sot kemi një pamje të plotësuar dhe më të qartë për punën që është bërë. Dhe gjithashtu marrim si një inkurajim real që ne kemi shumë punë përpara. Gjithashtu falënderime të veçanta për skuadrën e KE, i cili na tregon dhe na mëson sesi të mbijetojmë me një buzëqeshje të madhe, ndaj përqasjes neurotike të BE.
Të gjitha këto falënderime janë absolutisht shumë të sinqerta dhe vijnë nga zemra, falë punës së skuadrës dhe përpjekjeve të përbashkëta. Dhe për t’i lidhur të gjitha pikat nuk është e lehtë dhe ata vetë e dinë sesa e vështirë është, por në të njëjtën kohë është gjithashtu dhe pjesa e përmbushjes dhe pjekjes dhe të mësimit sesi të bëhemi më mire.
Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët.
Nu ka dyshim në mendjen tonë se një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe do të jetë më e sigurtë. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret. Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë ta shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. e me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku, jo vetëm me Presidencën hungareze por pikë së pari me Komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave, që kemi punuar dhe është thelbësore për ne që, duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim në bazë të meritave është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur për hatrin tonë.
E kam përsëritur shpeshherë që është e rëndësishme të jemi të mes të Europës dhe është një bekim që vendet që kanë pasur histori si e jona dhe që jetojnë në kontinente të tjera që duan të bëhen demokraci dhe ekonomi të tregut të hapur nuk munden dhe prandaj ata kanë shumë më të tepër vështirësi për t’ia arritur. Ndërsa ne e kemi dhe ky kapitull i dijes së një shteti që funksionon ashtu si një shtet anëtar i BE se si të ndërtojë institucione, si të reformojë të gjithë sektorët dhe sesi të krijojë kushtet për ndarjen e pushteteve, është një dhuratë për ne që jetojmë në mes të Europës, që ne ta shohim të ardhmen në BE. Prandaj ne duam të bëjmë sa më mirë të jetë e mundur dhe besoj se të gjithë ne shpresojmë ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirëpozicionuar për ta bërë këtë.
Dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë dhe ne jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me sytë e së shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe rajonin dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq shumë sa duhet.
Thënë të gjitha këto dhe me bindjen që ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë dhe që Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar sesa ne, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj dhe ne do të bëjmë më të mirën tone, dhe më duhet të ndaj me ju me shumë sinqeritet, që ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe por është një fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton.
Faleminderit i dashur Peter, faleminderit komisionere dhe po ua kaloj fjalën moderatores hungareze.
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin Marta Kos:
I dashur Kryeministër, i dashur ministër Szijjártó, jam e nderuar që të jem këtu sot për të festuar një gur kilometrik, aksesin e Shqipërisë dhe hapjen e grupkapitujve për në BE dhe kjo ndodh në ditën e 17 të mandatit tim.
Dhe përsa iu përket negociatave dhe hapjes së grup kapitujve të parë, sot, tashmë këto negociata janë hapur dhe këtu hapim grupkapitullin e gjashtë të marrëdhënieve me jashtë.
Dua të falënderoj presidencën hungareze për përpjekjet tuaja, zotin ministër, gjatë mandatit tuaj për ta bërë këtë të mundur. Gjithashtu, shpresoj që edhe presidenca polake, duke i uruar fat, të vazhdojë përpjekjet e tyre në të ardhmen. Dje folëm për disa statistika kur kemi mbyllur 3 kapitujt për Malin e Zi në 12 vitet e fundit, edhe dje ne kemi mbyllur ne 8 kapituj me ta. Pra, 12 vite dhe sot ishte për hapjen, zoti Rama, por do të fillojmë gjithashtu edhe me mbylljen e tyre brenda mandatit tim 5-vjeçar , me shumë shpresë.
Vlerësoj gjithashtu edhe angazhimin e të gjithë shteteve anëtarë të BE në këtë proces, siç e kam treguar edhe sot.
Ky vendim i sotëm është gjithashtu edhe një sinjal për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më tej që zgjerimi është prioritet për BE dhe në jemi të përkushtuar për të marrë rezultate të tjera dhe të mund ta plotësojmë dhe të përforcojmë unionin tonë, bashkimin tonë, në bazë të ndryshimeve gjeostrategjike që po ndodhin sot.
Në kontekstin ndërkombëtar, hapja e negociatave për grupkapitullin 6, mban një veçanti. Ka një rëndësi gjeostrategjike dhe përçon një sinjal gjeostrategjik dhe është një njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE, si një partner i qëndrueshëm dhe i vlefshëm dhe duke hapur kapitujt për këtë temë, ne flasim për temat e marrdhënieve me jashtë dhe këto tema forcojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në BE dhe në kufijtë e Bashkimit, duke qenë si një aktor së bashku me Shqipërinë. Përsa i përket veprimit tonë të jashtëm, ne jemi për të mbrojtur interesin tonë dhe duke promovuar të gjitha vlerat e përbashkëta me vendosmëri të lartë.
Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për këto negociata dhe mbështetem tek ju që të mund të jeni të përkushtuar për të gjitha reformat për këtë proces dhe duke parë konsensusin kombëtar përsa i përket negociatave, duke përfshirë edhe përfshirjen, jo vetëm të qeverisë, jo vetëm parlamentin, por edhe shoqërinë civile, çdo individ dhe çdo qytet, negociatat janë siç ju e keni thënë shumë shpesh, zoti Rama, është një proces që do të ketë impakt pozitiv për shoqërinë dhe për ekonominë duke sjellë përfitime për qytetarët gjatë procesit. Ne do te vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një të ardhme të përbashkët dhe të lulëzuar.
Urime Shqipërisë!
* * *
Zoti kryeministër, do të doja të dija se cilat janë përfundimet e këtij grupkapitulli për Shqipërinë dhe çfarë duhet bërë më tepër të ndryshuar sepse siç e dini, Shqipëria dhe BE-ja, në të njëjtën kohë sa i përket politikave të mbrojtjes dhe marrëdhënieve me jashtë, do doja të dija se cili kapitull do të jetë më i vështirë për tu hapur dhe për tu mbyllur për Shqipërinë?
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit. Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE-në, pra çdo jë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm, me një bashkëpunim të ngushtë dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit, ne presim siç e kam thënë që të hapim grupkapituj, por në të njëjtën kohë nuk po e gënjejmë veten sepse kjo ka për të qenë një punë e vështirë dhe ne duhet të përmirësojmë çdo hap dhe jo vetëm që të këmbëngulim në atë që themi, por edhe të përmirësojmë atë që bëjmë.
Prandaj, e vlerësoj shumë këtë proces sepse sikundër Komisionerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin që të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet, ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe ku i gjithë sistemi punon si një garantues për demokracinë dhe sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon.
Për këtë grupkapitull që kemi hapur sot nuk është fort i vështirë sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së sa i përket diplomacisë, sigurisë, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këto lloj politikash dhe ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb, që ne duam të martohemi me BE-në, të harrojmë të gjitha divorcet e së kaluarës. Nuk ka kthim mbrapa, ka vetëm rrugë përpara dhe ne duhet t’i japim shqiptarëve atë çka po presin, që nuk besoj të jetë diçka që po presim me dekada, por që po e presim me shekuj.
Këtu po sjell një fjali emblematike të poetit tonë kombëtar, që është poet i Rilindjes sonë, që ka shkruar që “Për shqiptarët, dielli lind aty ku perëndon, në Perëndim”
/Argumentum.al