Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e bashkëbisedimit “Dialogu në Ballkanin Perëndimor”, që u zhvillua në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, në Zvicër.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale foto të këtij paneli, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe liderë të tjerë të rajonit.
Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Rama zhvilloi dje takime me Presidentet e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe drejtues të shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum.
Revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj vendit tonë kanë zënë vend në axhendën treditore të debateve të larmishme të këtij forumi me prestigj të madh ndërkombëtar.