Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me presidentin Bajram Bagaj, takim i cili u zhvillua në presidencë dhe zgjati rreth një orë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka informuar kreun e shtetit për çështjet kryesore të vitit, ndërsa kanë diskutuar dhe për përgatitjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”- shkruan Rama.
Sakaq Rama po zhvillon aktualisht një takim me drejtues të institucioneve në varësi të kryeministrisë.
Bëhet me dije se takimi po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe së bashku me kryeministrin janë drejtuesit e OST, AKSHI-t dhe Kadastrës.
Ndërkohë që në orën 13:00 pritet që kryeministri Rama të mbajë një takim me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste.