Kryeministri Rama reagon pas thirrje për protestë sërish sot në Tiranë, dhe pas “ultimatumeve” në drejtim të kryepolicit Ardi Veliut, që ky i fundit të japë dorëheqjen ose do digjet Tirana.
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie”, shkruan Rama.
“Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë”, vijon kryeministri Rama.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1337354958266576898?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 11, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>