Teksa sot të dashuruarit festojnë Shën Valentinin, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Tirana, e cila është zbardhur nga dëbora.
Kreu i qeverisë shqiptare duke kujtuar këtë festë, thekson se kjo është një ditë e rrallë për Tiranën.
“Shën VALENTIN i rrallë fare ky sot në Tiranë…”, shkruan Rama, teksa ka publikuar pamje me dron nga vende të ndryshme të kryeqytetit. Që prej ditës së djeshme vendi ynë u përfshi nga reshjet e dëborës.