“Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama teksa publikoi një video me pamje nga tre shkolla të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Në video shfaqen shkollat 9-vjeçare“Ahmetaq”, “Shaqe Mazreku”, “Ramazan Subashi”, si dhe disa momente të bukura ku në fokus janë fëmijët gjatë procesit të mësimit, si dhe aktiviteteve të tjera sportive e kulturore në shkollat e rindërtuara me kushte bashkëkohore.
Më herët Kryeministri Rama është shprehur se nga Programi i Rindërtimit do të ndërtohen më shumë shkolla të reja nga themelet, seç janë ndërtuar në të gjithë Shqipërinë nga të gjitha qeveritë e mëparshme të marra së bashku.
Në kuadër të programit të rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane, do të jenë gati brenda vitit 2021.