Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.
Rama publikoi në rrjetet sociale pamje gjatë takimit që zhvilloi me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von Der Leyen, kryeministrin holandez, Mark Rutte e presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në Moldavi.
Përmes një postimi në facebook, Rama ka ndarë momentet nga takimi, ku në mbishkrimin e pamjeve thekson se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike. Shefi i qeverisë në Tiranë nënvizon se i duhet dhënë fund absurdit kërcënues dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan rama në facebook.
/Argumentum.al