Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili mban aktualisht postin e ministrit të Bujqësisë.
Në një postim në Twitter Rama ka njoftuar se emrin e Çuçit për ministër të Brendshëm e ka dërguar për dekretim tek presidenti Ilir Meta.
Ndërkohë si ministre të Bujqësisë pritet të vendohet Milva Ikonomi.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1339195268890288128?ref_src=twsrc%5Etfw”>December 16, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>