Kryeministri shqiptar, Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Në kuadër të kësaj vizite në Riad, mësohet se ai ka zhvilluar sot një takim me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit.
Siç bën me dije vetë Rama, në fokus të këtij takimi ishte “programi i projekteve të propozuara prej nesh në disa fusha”.
Programi i bashkëpunimit mes dy vendeve konsiston në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.