Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar ashpër ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e dënoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke e quajtur atë “të tmerrshme”.
Pwr mediat serbe, ajo deklaroi se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë qwllimisht në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.
Si Dita ka raportuar, ministrit i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, nënshkruan të martën njw marrëveshje për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.
Pas nwnshkrimit tw marrwveshjes, Ministri Pacolli, shkroi në Twitter se “ishte i nderuar për nënshkrimin e një marrëveshje historike të bashkëpunimit strategjik. Ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”.
Edhe ministri jashtwm nw detyrw i Shqiperise Gent Cakaj shkroi nw rrjetet sociale me të njëjtat tone, duke thënë se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.