Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan.
Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se në këtë takim është folur mbi ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta mes vendeve.
“Kryeministria – Takim me Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan, me të cilin folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta”, shkruan Rama në Facebook.
/Argumentum.al