Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat prezantoji emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Fjalën e tij, shefi i qeverisë e nisi me një falenderim të veçante për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy emra që nuk do të kandidojnë më për deputete.
“Ne sot do të zyrtarizojmë formacionin e skuadrës tonë kombëtare për ndeshjen e 25 prillit. Dua të ndaj me publikun disa fjalë mbi objektivat tonë. Ndryshimi është në ADN-në e kësaj partie. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, edhe pse nuk jemi pa të meta, por më të mirë se ne nuk ka. Mbi 1500 të rinj dhe të reja kanë aplikuar tek platforma”, tha Rama në fjalën e tij.
Rama ka zbuluar edhe kriteret e vlerësimit të një kandidature që përfshin që nga analiza e kundërshtarit, opinioni në media.
Gjithashtu bëri me dije se objektivi në këto zgjedhje është nga 78 deri në 88 mandate.
Slogani i PS-së në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë “Shqipëria, e ardhmja jonë”! Të parët në lista, janë gra dhe vajza.
Kryeministri Edi Rama zbulon të parët në listat e qarqeve.
Edona Bilali në qarkun e Shkodrës
Pranvera Resulaj në Vlorë
Greta Duraku në Kukës
Eni Zake në Korçë
Lavdrim Krashi në Dibër
Hatixhe Konomi Berat
Najada Çomo dhe Luljeta Bozo në Tiranë
Erion Braçe në Fier
Evis Kushi në Elbasan
Mirela Kumbaro në Gjirokastër
Lindita Nikolla në Kurbin
Milva Ekonomi në Durrës
© Argumentum