Kryedemokrati Lulzim Basha mungoi në protestën e sotme të opozitës. Ai ka udhëtuar një ditë më parë drejt Brukselit, ku takua me presidentin e PPE, Joseph Daul.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Daul në emër të të gjithëve deklaroi se: “Ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.”
Ndërsa shtoi se në këtë betejë politike ka mbështetjen e PPE.
“PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkroi Basha.