Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop duke bërë të ditur se organizata terroriste gyleniste (FETO) përbën kërcënim për sigurinë e çdo vendi ku ndodhet, tha: “Ne paralajmërojmë të gjitha vendet miqësore dhe vëllazërore për këtë çështje.”.
Në ditën e dytë të kontakteve të tij në Shqipëri, Sentop iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Sentop paralajmëroi opinionin publik shqiptar për FETO.
“Turqia u përball me një tentativë për grushtshteti në 15 korrik të vitit 2016. E tërë bota e di se i kryesuar nga Presidenti ynë, populli ynë u derdh në rrugë dhe duke qëndruar përballë tankeve dhe avionëve, shtypën këtë tentativë”, tha Sentop.
Prapa tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016 qëndron FETO dhe për këtë kanë dalë në dritë me vendimet e gjykatës sipas hetimeve të bëra nga prokuroritë, tha Sentop dhe shtoi: “Është një organizatë shumë tinëzare që fsheh qëllimet e saj reale dhe aktivitetet reale me maska që duken të pafajshme në shumë vende, të tilla si institucionet arsimore, organizatat mediatike dhe organizatat joqeveritare.”.
Ai tha se FETO nuk ka bërë aktivitete vetëm në Turqi.
“Turqia e evitoi këtë. Organizata terroriste gyleniste (FETO) përbën kërcënim sigurie edhe për vendet ku vepron. Ne i paralajmërojmë të gjitha vendet mike dhe vëllazërore për këtë çështje”, tha Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop.