Kryesia shqiptare e OSBE-së ka zhvilluar një takim special në lidhje me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Shqipëria, si drejtuese e OSBE-së ka ndërmarrë një tjetër hap për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të armatosur ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Dje në orët e pasdites është mbajtur një takim i posaçëm i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së mbi zhvillimet rreth konfliktit Nago-Karabak. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së.
Takimi u drejtua nga ambasadori Igli Hasani, i cili përsëriti alarmin dhe qëndrimin e kryesisë për përplasjet e vazhdueshme dhe përkeqësimin e situatës në terren.
“I zhgënjyer nga rritja e numrit të viktimave, ai përsëriti thirrjen e Kryesisë së OSBE-së për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit, ndërsa u shprehu ngushëllimet familjeve dhe të dashurve të të vrarëve dhe të plagosurve.”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Franca kërkuan që palët të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.