Kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Aleksandar Dabovic i shoqëruar nga shefi i kabinetit z. Vaso Radovic, vizitoi sot (25 nëntor) qytetin e Elbasanit. Vizita e z. Dabovic përkoi me 109-vjetorin e Ditës së Pavarësisë të qytetit të Elbasanit nga pushtuesit osmanë. Ai u prit në një takim të ngrohtë dhe miqësor nga Kryetari i Bashkisë të qytetit z. Gledian Llatja, ku diskutuan midis të tjerave mundësinë e një bashkëpunimi të gjerë midis dy bashkive në të ardhmen. Në këtë takim ishte dhe kryetari i Shoqates “Komuniteti malazez ne Shqipëri”, Z. Marinko Culafic.
Me këtë rast z. Dabovic dhe Culafic i uruan Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit festën e Pavarësisë! Të dy kryebashkiakët të shoqëruar dhe nga kryetari i shoqatës ZCGA z. Marinko Culafic bënë një vizitë dhe në Muzeun Etnografik të qytetit.
Gjithashtu kryebashkiaku i Ulqinit pati nje bisede te gjate edhe me ish Prefektin e Qarkut të Elbasanit dhe aktualisht Deputet në Parlamentin shqiptar z. Klevis Xhoxhi ku midis të tjerave u theksuan dhe marredhëniet shumë të mira midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Më pas z. Dabovic pati një takim një përfaqësi të shoqatës ZCGA. Kryetari i shoqatës “Komuniteti malazez në Shqipëri” Marinko Culafic e njohu Kryebashkiakun e Ulqinit me problematikat në lidhje me minoritetin malazez në Shqipëri, mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të aktiviteteve. Pas takimit sëbashku bënë një vizitë në kishë 500-vjeçare të Shën Nikollës në fshatin Shelcan ku gjendet dhe ikona murale më e vjetër e Shën Vladimirit të Duklës në tërë rajonin e Ballkanit.
Vizitën e tij, z. Dabovic e mbylli në manastirin e shenjt të Shën Vladimirit të Duklës në Shijon të Elbasanit, ku u prit nga prifti i manastirit At Irineja.