Me rastin e e festës së Krishtlindjes, kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e “Shqipërisë z. Marinko Culafic i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ishte i pranishëm në pritjen zyrtare që bëri Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Hirësia e tij Imzot Andon Merdani në famullinë ortodokse të Shën Nikollës në Elbasan.
Pasi i uroi Mitropolitit dhe të gjithëve besimtarëve ortodoksë Krishtlindje të bekuara, z. Culafic e falënderoi në veçanti Hirësinë e Tij për mbështetjen e vazhdueshme që Ai dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare i kanë dhënë Komunitetit Malazez në realizimin e aktiviteteve me karakter kulturor dhe historik, në promovimin e dashurisë dhe paqes midis popullit malazez dhe atij shqiptar.
Në mëngjes kryetari i ZCGA-së ishte i pranishëm në meshën e organizuar nga At Ireneja në manastirin e Shën Vladimirit të Duklës në Shijon të Elbasanit.”