Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndalojë projektin për Portin turistik të Durrësit, e cila sipas tij, është një aferë korruptive.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha kërkoi që Bashkimi Evropian të përdorë të gjithë autoritetin e tij dhe të nisë hetimet për të bërë të mundur që Porti i Durrësit, të mbetet port strategjik kryesor i vendit, por edhe i rajonit.
“I bëj thirrje Bashkimit Evropian të përdorë të gjithë autoritetin e tij, për të ndaluar këtë aferë korruptive. Të nisë menjëherë një hetim rreth aferës korruptive të Portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet, port strategjik kryesor i Shqipërisë, i rajonit dhe i Bashkimit Evropian në rajon”, theksoi kryedemokrati.
Ndër të tjera, Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të heqë dorë menjëherë nga përpjekjet për ndërtimin e këtij projekti.
“Dëmi i është i pallogaritshëm, pasi me këtë lëvizje taksapaguesi shqiptar gjobitet me 1 mld euro. Sipas Edi Ramës, do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Po të kemi parasysh se ky ndërtim kërkon 1 dekadë për t’u kompeltuar, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë. Denoncoj këtë aferë korruptive të përmasave të parapara. I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës“, tha Berisha në një deklaratë për mediat.
/Argumentum.al