Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë Lugina e Preshevës ndihet e neglizhuar nga Kosova dhe Shqipëria.
Thotë se neglizhencën e kanë të pritshme nga shteti serb, por befasohen nga mos përkrahja e qeverive shqiptare.
“Unë nuk e kam shumë problem Vuçiqin në atë aspekt se prej atij e pres. Nuk pres unë ndryshe nga ai.
Unë e kam problem sidomos spektrin politik shqiptarë dhe kosovarë të cilët u kanë dashtë moti të intervenojnë ashtu siç ka intervenuar Vuçiqi në Kosovë te minoriteti serb”, tha Arifi në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.
“Ne e kemi pasur një neglizhencë eklatante të spektrit politik të Shqipërisë dhe Kosovës kundrejt Preshevës”, shtoi ai.